Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon besimin e aleatëve

Shqipëria pret Samitin e NATO-s/ Ministri Nufi: Vendim që tregon

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka reaguar pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Ankara, ku u konfirmua se Shqipëria do të jetë vendi pritës i samitit të ardhshëm të Aleancës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Nufi e cilësoi këtë vendim si një moment historik për vendin, duke e lidhur atë me besimin që aleatët kanë ndaj Shqipërisë dhe rolit të saj në NATO.

Sipas ministrit, organizimi i samitit përbën një vlerësim për angazhimin e vazhdueshëm të Shqipërisë ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë në rajon.

"Vendimi për të pritur Samitin e ardhshëm të NATO-s në Shqipëri pasqyron besimin që Aleatët tanë kanë tek vendi ynë dhe vlerëson angazhimin tonë ndaj vlerave euroatlantike, mbrojtjes kolektive dhe sigurisë rajonale", shkroi ai.

Në fund të reagimit, Nufi u shpreh se Shqipëria është e gatshme të mirëpresë liderët e vendeve anëtare të NATO-s dhe ta përmbushë këtë përgjegjësi me përkushtim.

EMISIONET