Shqipëria në Euro2024, Tafaj: Kemi shumë shanse që të kualifikohemi
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 11 Shtator 2023, 13:49
Analisti sportiv, Alban Tafaj përmes një lidhje "Skype" foli për mundësitë e Shqipërisë për tu kualifikuar në Euro2024. Sipas Tafaj, Shqipëria ka shumë shanse që të jetë pjesë e Euro 2024.
Shqipëria fitoi dje në "Air Albania" 2-0 ndaj Polonisë duke hedhur një hap shumë të rëndësishëm përsa i përket kualifikimit në Euro2024.
"Shqipëria ka goxha shanse ti afrohet ëndrrës për euro 2024. Unë jam i bindur që ne kemi mundësinë maksimale që ne të jemi pjesë e Gjermanisë 2024. Trajneri Sylvinho jeton me skuadrën", tha ndër të tjera Tafaj.

