Serie A/ Fitore me aromë Championsi, Bologna feston në Napoli

Serie A/ Fitore me aromë Championsi, Bologna feston në Napoli

Bologna kalon edhe pengesën Napoli, duke u afruar gjithnjë e më shumë me kualifikimin në Champions League.

Skuadra e Thiago Mottës triumfoi 0-2 falë golave të shpejtë të Dan Ndoye (9’) dhe Stefan Posch (12’).

Vendasit kishin një shans të mirë për të rihapur takimin, por Matteo Politano gaboi nga pika e bardhë në minutën e 21’.

Takimi nuk prodhoi më gola dhe në fund u mbyll me festën e emilianëve në “Diego Maradona”.

Bologna është ngjitur në kuotën e 67 pikëve, katër më pak se Milani i vendit të dytë.

EMISIONET