Roma shkruan historinë në Tiranë, italianët mposhtin Feyenoord-in në “Air Albania”

Roma shkruan historinë në Tiranë, italianët mposhtin

Roma shkruan historinë në Tiranë. Ata  mundën që të fitonin finalen e Conference League përballë Feyenoord.

Një fitore historike duke qenë se kjo është finalja e parë e këtij kompeticioni të ri nga UEFA.

Fati i ndeshjes u vendos nga një gol i Nicola Zaniolo në minutën e 32.

Pavarësisht se holandezët hynë me përqendrimin e duhur në pjesën e dytë, nuk mund të shkonin më shumë se sa tek goditjet e shtyllave.

Një triumf ky për Mourinhon që arrin të fitojë një tjetër kompeticion ndërkombëtar, këtë herë me Romën.

Tek tifozët verdhekuq shpërtheu menjëherë festa. Nga ana tjetër, mbizotëroi heshtja. Lojtarët holandezë, por edhe tifozët tashmë u detyruan ta shihnin nga larg kupën…

Shqiptarët patën momentin e tyre të krenarisë me fitoren e Romës. Jo vetëm se ndeshja luhej dhe organizohej në Tiranë, kryeqytetin tonë, por sepse tek skuadra fituese luan një shqiptar… Marash Kumbulla.

Edhe pse nuk luajti titullar sfidën e së mërkurës, ai është një element shumë i rëndësishëm për skuadrën e Mourinho-s, i cili dy ditë më parë në konferencën për shtyp para ndeshjes do ta konfirmonte si pjesë e organikës së tij tek Roma edhe sezonin e ardhshëm.

Kumbulla hyn kështu në histori. Ai bëhet shqiptari i parë që fiton Conference League, kompeticionin më të ri të UEFA-s që në Tiranë zgjodhi që të zhvillonte finalen e parë të saj.

Roma shkruan historinë në Tiranë, italianët mposhtin

Roma shkruan historinë në Tiranë, italianët mposhtin

EMISIONET