Roma me hap kampioni, fiton ndaj Cremoneses dhe ruan kreun e Serisë A

Roma e Gian Piero Gasperini-t nuk po njeh pengesë.
Skuadra verdhekuqe mori një tjetër fitore të rëndësishme në javën e 12-të të Serisë A, duke triumfuar 3-1 në transfertë ndaj Cremonese-s dhe duke ruajtur vendin e parë në kampionat.
Në minutat e para, Cremonese rrezikoi seriozisht të kalonte në epërsi, por Svilar konfirmoi edhe një herë formën e tij fantastike, duke ndalur në mënyrë vendimtare goditjen e afërt të Bonazzoli-t.
Pas rrezikut të madh, Roma reagoi menjëherë. Në minutën e 17-të, Matías Soulé zhbllokoi sfidën me një goditje të saktë me të majtën nga hyrja e zonës, një finalizim “kirurgjikal” që e dërgoi rezultatin në 0-1.
Edhe pse Cremonese u përpoq të rikthehej në lojë, Svilar ishte përsëri vendimtar duke i mohuar golin Vandeputte pak para pushimit.
Në pjesën e dytë, Roma e Gasperinit mori kontrollin e plotë të lojës dhe shpërtheu: Në minutën e 64’ Ferguson realizoi golin e tij të parë në Serinë A, duke dyfishuar avantazhin; në të 69’, Wesley shënoi të tretin, duke vulosur fitoren dhe duke e kthyer ndeshjen në një formalitet.
Cremonese shënoi vetëm golin e nderit në minutat shtesë me Folino-n, pa ndryshuar asgjë në fatin e takimit.
Me këtë sukses, Roma tregon edhe një herë se do të jetë një pretendente serioz për titullin, duke luajtur me siguri, disiplinë dhe efikasitet, një identitet i qartë i punës së Gasperinit në krye të skuadrës.

