Reali kërkon të rinojë mbrojtjen, profili i pëlqyer është Huijsen

Risi e madhe në grumbullimin e Spanjës: Dean Huijsen po përgatitet për debutimin e mundshëm me "La Roja-n" në ndeshjen kundër Holandës, vend i origjinës së tij.
Mbrojtësi, aktualisht te Bournemouthi, ka përfunduar në radarët e Real Madridit, që po kërkon përforcime për të ardhmen në repartin mbrojtës.
Me Alaba-n dhe Rüdiger tashmë mbi 30 vjeç, klubi madrilen synon të afrojë talentë të rinj që plotësojnë kriteret: moshë e re, përvojë në kampionate të mëdha dhe potencial për zhvillim. Huijsen, në moshën 19-vjeçare, duket se i ka të gjitha këto cilësi.
Djali i një ish-futbollisti, ai ka trashëguar pasionin për Realin nga i ati, Donny, ish-lojtar i Ajaxit.
I rritur në akademinë e Malagës, Huijsen më pas vendosi të zhvillohej diku tjetër, duke kaluar te Juventusi, i cili e huazoi më pas te Roma nën drejtimin e Mourinho-s.
Aktualisht pjesë e Bournemouth-it, qendërmbrojtësi 1.98 m i gjatë ka një kontratë pesëvjeçare dhe një klauzolë lirimi prej 50 milionë eurosh, një investim që Madridi po e shqyrton me kujdes.
Sipas "AS", interesimi i Realit është konkret, por pengesa kryesore mbetet çmimi.
Me Alabën që do të mbushë 33 vjeç në qershor dhe kontratën që i skadon në 2025, Huijsen mund të jetë përforcimi ideal për të ardhmen e mbrojtjes madrilene. Ndërkohë, Spanja po shijon talentin e tij, e gatshme t’i japë një shans në skenën ndërkombëtare.

