Real Madrid nuk e dorëzon titullin e La Liga-s por Barcelona është gati ta “rrëmbejë” në derbi (VIDEO)

Real Madrid nuk e dorëzon titullin e La Liga-s por Barcelona

Barcelona është shumë pranë trofeut të 77 në Spanjë dhe titullit të 26 kampion në historinë e La Liga-s. Edhe pse Real Madrid fitoi 1-0 ndaj Getafes e ngushton në 11 pikë diferencën mes Los Blancos dhe katalanëve kur skuadrës së Ancelottit i duhet të luajë edhe vetëm 4 ndeshje çka do të thotë se maksimalisht mund të rikuperojë vetëm 12 pikë.

Në këtë mënyrë, Real Madrid mbetet vetëm matematikisht në garë ndërsa Atletico Madrid mund të ngjitet në vendin e dytë ditën e nesërme por një fitore e mundshme e Barcelonës në fushën e Espanyol do të mbyllte çdo llogari.

Ky do të jetë titulli i parë për katalanasit që prej vitit 2019 dhe në këtë mënyrë merr fund dominimi i Madridit me dy skuadrat e tij, Real dhe Atletico ndërsa këtë sezon skuadra e Xavit ka luajtur në mënyrë perfekte.

Vetëm tre humbje sezonale, 4 më pak se Real Madrid që i jep fund ndjekjes dhe tashmë ka vetëm një objektiv, ndeshjen e së mërkurës në Champions League kundër Manchester City.

EMISIONET