Raphinha fokus total te rikuperimi, synon rikthimin me Brazilin në çerekfinale!

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Raphinha, mbetet plotësisht i fokusuar te rikuperimi nga lëndimi me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Brazilit në Kupën e Botës 2026, pavarësisht spekulimeve të shumta rreth së ardhmes së tij.
29-vjeçari pësoi një dëmtim në muskulin e kofshës gjatë fitores 3-0 të Brazilit ndaj Haitit dhe ka munguar në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Ai nuk do të jetë i gatshëm as për përballjen e fazës së 1/16 së finales ndaj Japonisë.
Raphinha ka qëndruar në qendrën stërvitore të kombëtares braziliane në New Jersey, në vend që të udhëtojë me skuadrën, për t’iu nënshtruar një programi intensiv rehabilitimi.
Futbollisti zhvillon tri seanca rikuperimi në ditë, ndërsa stafi mjekësor mbetet optimist se ai mund të rikthehet në aksion nëse Brazili siguron kualifikimin në çerekfinale.
Jashtë fushës, braziliani ka zgjedhur të mos i kushtojë vëmendje raportimeve për jetën e tij personale apo spekulimeve që e lidhin me një transferim te Al-Hilal.
Prioriteti i tij i vetëm mbetet rikuperimi i plotë dhe mundësia për të ndihmuar Brazilin në vazhdim të turneut.

