EMRI/ Arrestohet në Tiranë ish-drejtori i Policisë së Vlorës, shkak një konflikt pronësie me vëllezërit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Qershor 2026, 15:43

Një konflikt për motive pronësie ka çuar në pranga ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, së bashku me katër persona të tjerë, mes të cilëve vëllezërit e tij.
Mësohet se, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Najzi Meka” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, konflikti ka agravuar mes ish-drejtorit të policisë, tre vëllezërve të tij dhe një nipi.
Bëhet me dije se, autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e plotë dhe shkaqet e sakta që çuan në përplasjen fizike mes familjarëve./Dosja.al

