‘I vodhën ëndrrën një kombi’/Zlatan Ibrahimovic kritikon ashpër anulimin e golit të Iranit

‘I vodhën ëndrrën një kombi’/Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic nuk driblon aspak dhe është i drejtpërdrejtë në kritikën e tij në momentin e anulimit të golit të Iranit në ndeshjen me Egjiptin një gol që do t’i jepte fitoren skuadrës aziatike e cila në fund u eliminua nga Botërori 2026.

‘Kur merren vendime të tilla është e nevojshme që të jesh 100% i sigurt që ato do të jenë të drejta sepse përcaktojnë fatin e një kombëtareje-tha Ibrahimovic në studiot e Fox Sports ku ai është i impenjuar në rolin e opinionistit-e kam parë përsëritjen e golit shumë e shumë herë dhe nuk e kuptoj sesi është e mundur të anulohet një gol i tillë. Sistemi VAR është krijuar për të evituar episode të tilla, por duke e përdorur në këtë mënyrë njerëzit humbasin besimin te instrumenti’.

Për suedezin me këtë vendim arbitrat i vodhën ëndrrën një kombi.

‘Miliona iranianë festuan atë që menduan se ishte nje moment historik vetëm për të parë se një grup arbitrash e anuluan në pak sekonda-vijoi Ibrahimovic-nuk u mjaftuan me anulimin e një goli, i vodhën ëndrrën një kombi të tërë’.

EMISIONET