Tr*gjedi në ajër, 11 viktima/ Avioni për parashutizëm rrëzohet në Francë. Viktimat, instruktore e studente

Të paktën 11 persona humbën jetën pasi një aeroplan i përdorur për hedhje me parashutë u rrëzua pranë aeroportit të Nancy në Francë.
Mediat franceze raportuan se midis viktimave ishin pesë instruktorë parashutizmi, pesë studentë dhe piloti me përvojë i avionit. Po të njëjtat burime thonë se tre persona u përpoqën të hidheshin nga aeroplani para se ai të rrëzohej.
Aeroplani që u rrëzua ishte një Pilatus me regjistrim gjerman, një lloj që përdoret tradicionalisht për parashutizëm.
Sipas informacioneve fillestare, mjeti mbante një grup njerëzish që merrnin pjesë në një fluturim për t’u njohur me këtë sport ekstrem.

