Premier League/ Arsenali fiton me ‘poker golash’ ndaj Tottenhamit, shkëlqen Eze me tre gola. ''Topçinjtë'' shkëputen në krye

Premier League/ Arsenali fiton me ‘poker golash’ ndaj Tottenhamit,

Arsenal dhuron spektakël në derbin londinez me Tottenham në ndeshjen e vlefshme për javën e 12 të Premier League angleze.

Në Emirates Stadium, skuadra e Mikel Artetës i dha një leksion të mirë futbolli Tootenhamit duke e mundur me rezultatin e thellë 4-1 dhe shkon në 29 pikë në krye të klasifikimit, 6 pikë më shumë se Chelsea i vendit të dytë.

Tottenham rezistoi në fushën e lojës deri në minutën e 36 kur Arsenali zhbllokoi rezultatin në 1-0 me golin e Leandro Trossard.

Më pas i erdhi radha Eze të dhuronte spektaklin e tij teksa në minutën e 41 shënoi golin e dytë për Topcinjtë që shkuan në pushimin e ndeshjes me avantazhin 2-0.

Me fillimin e pjesës së dytë, që në minutën e 46 Eze gjeti sërish rrugën e rrjetës për Arsenalin duke e çuar rezultatin në 3-0.

Tottenham në minutën e 55 arriti të shkurtojë diferencën në 3-1 me golin e Richarlison, por Arsenali ktheu sërish avantazhin e 3 golave teksa shënoi edhe golin e katërt, edhe këtë radhë ishte Eze ai që shënoi me këtë të fundit që plotësoi tregolëshin e tij personal që e bëri atë njeriun e sfidës për Arsenalin që vijon të kryesojë kampionatin, ndërsa Tottenham është jashtë zonës evropiane me 18 pikë.

 

EMISIONET