Plane për dasmë? Bora Zemani flet për marrëdhënien me Donald Veshajn
Bora Zemani dhe Donald Veshaj kanë realizuar së fundmi filmin e tyre të parë “5 Herë Jo”.
Ata janë protagonistët kryesorë të këtij projekti, ndonëse shfaq një komedi romantike, e cila do të ketë premierën më 12 dhjetor.Çifti kanë bërë një vallëzim në skenën e “Dancing With the Stars” me kolonën zanore të filmit, që u krijua nga Alban Skënderaj.
Para këtij kërcimi, prezantuesja e këtij programi ka folur për filmin si dhe për marrëdhënien me Donaldin.
Ajo mes tjerash ka folur edhe për dasmën, pasi u tha se do të jetë në vitin e ardhshëm.
“Unë nuk e shoh si një gjë kaq të rëndësishme se nuk më bën ndonjë ndryshim shumë të madh, e martuar apo e pamartuar me Dondaldin. Ne jetojmë bashkë, e shijojmë marrëdhënien tonë në të gjitha drejtimet kështu që nuk është se do më ndryshonte diçka në raportin tonë një martesë”, u shpreh ajo.
Moderatorja shqiptare theksoi mes tjerash: “Le të jetë ky një kërcim dasme”.