Orges Shehi drejt largimit nga Tirana, shkak bëhen "fërkimet" me Halilin

Orges Shehi drejt largimit nga Tirana, shkak bëhen

Trajneri kampion i Shqipërisë, Orges Shehi do të largohet nga Tirana në fund të këtij sezoni. Lajmin e bën të ditur RTSH Sport që thekson se sipas burimeve nga brenda klubit, shkak janë bërë mosmarrëveshjet që trajneri ka pasur gjatë ndeshjeve të fundit me presidentin Refik Halili në lidhje me formacionin.

Klubi bardheblu gjatë këtij sezoni ka shfaqur edhe probleme financiare, ndërsa përveç këtyre fakteve, shkak për divorcin që do të zyrtarizohet në fund të sezonit, janë bërë edhe largimet e shumë lojtarëve të rëndësishëm pa marrë aspak parasysh opinionin e trajnerit.

Në aspektin financiar, problemet që klubi ka pasur dhe ka me pagat e prapambetura, sipas RTSH Sport, duket se nuk do të zgjidhen as në të ardhmen dhe ky është një sinjal negativ.

Në këtë mënyrë, palët janë larguar aq shumë sa sot janë në pikën ku nuk mund të bëjnë më hapa pas. Aktualisht, Shehi i cili riktheu titullin, po e drejton skuadrën në një tjetër sezon pozitiv pasi 9 javë nga fundi bareheblutë kryesojnë bashkë me Partizanin ndërsa janë edhe në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. 

EMISIONET