Messi: Jemi gati për Botërorin, nuk e kemi humbur urinë për fitore!

Messi: Jemi gati për Botërorin, nuk e kemi humbur urinë për

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, u shfaq optimist në prag të nisjes së Botërorit, duke theksuar se ndihet mirë fizikisht dhe i gatshëm për sfidën e madhe që e pret kombëtaren albiceleste.

“Mezi prisja të luaja pas shqetësimit që kisha. Tani ndihem shumë mirë, jam i lumtur dhe po e shijoj çdo moment. Kemi një javë për t’u përgatitur për ndeshjen hapëse”, u shpreh Messi.

Pavarësisht se Argjentina vjen në këtë turne si kampione në fuqi e botës, ylli argjentinas siguroi se skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni nuk e ka humbur aspak dëshirën për sukses.

“Kur nis një Kupë Bote, emocionet janë gjithmonë të veçanta. Ekipi vazhdon të ketë të njëjtin entuziazëm dhe dëshirë për të fituar. Do të ecim hap pas hapi, me besim të madh te forca jonë”, deklaroi Messi.

Argjentina synon të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë, ndërsa Messi dhe shokët e tij duken të vendosur për të shkruar një tjetër faqe të artë në historinë e futbollit.

EMISIONET