E ardhmja e Camavingas në pikëpyetje, madrilenët presin oferta!

Pas përforcimeve të shumta dhe merkatos së nxehtë të verës, Real Madridi ka nisur të mendojë edhe për largimet nga skuadra. Sipas gazetarit spanjoll Miguel Serrano, drejtuesit madrilenë janë të gatshëm të dëgjojnë oferta prej 50 milionë eurosh për Eduardo Camavingan.
Mesfushori francez po kalon një moment të vështirë, teksa mungesa në listën e Francës për Botërorin ka shtuar pikëpyetjet mbi të ardhmen e tij. Kjo situatë mund ta bëjë atë një nga lojtarët që Reali do të përdorë për të siguruar fonde për projektin e ri të klubit.

Camavinga konsiderohej një nga talentet më premtues të mesfushës evropiane kur mbërriti në “Santiago Bernabeu”, por konkurrenca e fortë dhe ndryshimet në planet e klubit mund ta shtyjnë drejt një aventure të re.
Mbetet për t’u parë nëse ndonjë klub do të jetë i gatshëm të paguajë shumën e kërkuar nga Real Madridi për shërbimet e 23-vjeçarit francez.

