Novak Djokovic buzëqesh, SHBA i lejon hyrjen edhe pa vaksinë
Telenovela merr fund, Novak Djokovic mund të hyjë në SHBA për të marrë pjesë në turneun e tretë grand slam të sezonit, US Open.
Fituesi i 22 turneve madhorë në garë me Rafael Nadal për ta kaluar në këtë betejë, do të ketë mundësi ta mbyllë sezonin në turneun e tij të preferuar pasi sezonin e kaluar nuk u lejua të hynte në SHBA pasi nuk kishte pranuar të bënte vaksinën anti-Covid.
US Open starton në 28 gusht dhe mbyll ciklin e 4 turneve grand slam të sezonit pasi në të parin e zhvilluar në Australi, Djokovic fitoi ndëersa radhën e kanë French Open dhe Ëimbledon. Vendimi për të lejtuar të pavaksinuarit është miratuar nga Senati Amerikan.
I takon Presidentit Joe Biden të firmosë vendimin dhe Nole mund të luajë jo vetëm në US Open por në çdo turne të tokës amerikane ku nuk shkel që prej shtatorit 2021 ku mundi në finalen e US Open, Daniil Medvedev.
????2️⃣2️⃣????????❤️ pic.twitter.com/EozfCqP66s
— Novak Djokovic (@DjokerNole) January 29, 2023