1 sezon e gjysmë në stadiumin e braktisur, Barcelona largohet nga “Camp Nou”
Barcelona ndjek shembullin e Real Madrid duke nisur nga puna për rimodelimin e stadumit “Campo Nou”. Klubi katalanas ka njoftuar zyrtarisht Federatën Spanjolle dhe Ligën e Futbollit se do t’i luajë ndeshjet sezonin e ardhshëm dhe gjysmën e sezonit 2024-2025 në stadiumin “Olimpik” të Barcelonës.
Tashmë federata duhet të vendosë në dijeni edhe UEFA-n që duhet t’i organizojë ndeshjet në kompleksin olimpik gjatë sezonit të ardhshëm.
Sipas klubit, Barcelona do të rikthehet në “Camp Nou” në muajin nëntor të vitit 2024, çka do të thotë se edhe pjesa e parë e sezonit 2024-2025 do të luhet në stadiumin “Olimpik”.