Ëndrra e tij ishte të luante në NBA, talenti ukrainas vritet duke mbrojtur Kievin

Ëndrra e tij ishte të luante në NBA, talenti ukrainas vritet duke

Një tjetër sportist humbet jetën në Ukrainë. Bëhet fjalë për një djalosh të ri, talent i basketbollit ukrainas që ka mbetur i vrarë duke mbrojtur token e tij.

Bogan Popov, vetëm 19 vjeç është basketbollisti që humbi jetën në lule të rinisë për të mbrojtur vendin nga sulmi rus.

Ai luante në Ukrainë dhe synimi ishte të luante me skuadrat e kolegjit në SHBA për të arritur më pas edhe majën në NBA por lufta ia ndërpreu ëndrrën.

Mësohet se ai ka humbur jetën në betejën për të mbrojtur Kievin, në një nga zonat periferike ku zhvillohen konfrontime të ashpra.

Më shumë detaje priten të dalin në dritë ditët e ardhshme teksa Popov, është sportisti i katërt që vritet në mbrojtje të atdheut pas 2 futbollistëve dhe një skiatori./Ora News/.

 

EMISIONET