Napoli barazoi me Monzën, Mazzarri shpërthen ndaj arbitrave

Napoli barazoi me Monzën, Mazzarri shpërthen ndaj arbitrave

Napoli vuan dhe mbyll vitin me një barazim pa gola ndaj Monzës në shtëpi, teksa tensionit të sfidës nuk i shpëtoi as trajneri Mazzarri, që për shkak të një proteste të ashpër ndaj arbitrit, u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e dytë.

Pas takimit Mazzarri nuk i kurseu kritikat për arbitrimin, ndonëse kishte premtuar që nuk do të merrej më me gjyqtarët.

“Ndaj nesh kundërshtarët luajnë regby. Shikojini ndërhyrjen ndaj Kvaratskhelias, që nuk e lënë asnjë moment të luajë dhe nuk ndëshkohen. Edhe provokimet që i bëjnë Osimhenit, të cilin më pas e lanë pushim (i referohet kartonit të kuq me Romën).

Shikoni imazhet dhe do të kuptoni sa shumë provokohen futbollistët e mi në fushë. Më pas ndodh ajo që në nervozizëm e sipër, shpërdorojmë raste flagrante. Nuk doja të flisja për arbitrat, por sot që u ndëshkova, do ta bëj, pasi u bë e pesta ndeshje radhazi që shoh të njëjtat skena”, u shpreh Mazzarri.

EMISIONET