“Më shohin jashtë Juves”, mediat italiane zbulojnë rrotacionin në krye të pankinës bardhezi

“Më shohin jashtë Juves”, mediat italiane zbulojnë

Ishte një sezon që po shkonte drejt dështimit total, por në fund Juve e mbyll me trofe. Pasi siguruan prezencën në Champions League, “Zonja e Vjetër” triumfoi edhe në finalen e Kupës së Italisë, për Allegrin ky ishte trofeu i tij i 5-të, një rekord personal. Pavarësisht se ishte shpërthyes përpara dhe pas përfundimit të finales, Allegri në fund u shfaq i lumtur për këtë trofe:

“Jam shumë i lumtur për djemtë, bënë një punë të mirë duke i dhuruar tifozëve dhe shoqërisë pak gëzim. Të fitosh nuk është kurrë e lehtë, por kjo është në ADN e Juves”, theksoi Allegri duke bërë më pas një koment të qartë në lidhje me të ardhmen e tij në krye të ekipit:

“Të shumtë janë ata që më shohin jashtë Juves. Nëse vitin tjetër nuk do të jem më trajner i kësaj skuadre do të kem lënë një ekip të fortë dhe fitues. Shoqëria do të bëjë vlerësimet e veta, ka të drejtë të vendos, ka të drejtë të ndryshojnë trajner dhe lojtarë”, theksoi trajneri i “Zonjës së Vjetër” duke u ndalur më pas te reagimet e tij, ndaj gjyqtarit dhe ndaj drejtorit sportiv:

“Në fund të ndeshjes po festoja me skuadrën. Unë e respektoj shoqërinë dhe drejtuesit. Juve duhet të fitojë, pjesa tjetër nuk ka rëndësi. Në fund të ndeshjes doja thjesht të festoja me djemtë e mi të cilët kanë zhvilluar një sezon të rëndësishëm. Pas humbjes kundër Inter kaluam tre muaj ku lëkura u bë shumë e rëndë, por në fund arritëm atë që duhej, Champions dhe Kupën e Italisë”, përfundoi Allegri.

Mediat italiane e bëjnë të kryer largimin e tij, madje La Repubblica zbardhi fjalët e Allegrit drejtuar drejtuesve: “Keni një vit që e dini dhe nuk e treguat të vërtetën”. E vërteta sipas mediave është se Juventus e ka mbyllur me Thiago Motta-n do të jetë ai trajneri i ri i Juves, ndërsa në Torino do të qëndrojnë Vlahovic dhe Chiesa, parimisht kanë gjetur akordin total për të rinovuar kontratat e tyre respektive./ P. Sport

EMISIONET