Mbappe thyen rekordin e Giroud me kombëtaren franceze!

Kylian Mbappé vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Sulmuesi i Real Madrid ishte protagonisti absolut në fitoren 3-1 të “Bluve” ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të tyre në Botërorin 2026, duke realizuar dy gola vendimtarë.
Falë kësaj dopiete, Mbappe arriti në kuotën e 58 golave me kombëtaren franceze, duke vendosur një rekord të ri si golashënuesi më i mirë në historinë e Francës.
Ylli 27-vjeçar kaloi kështu legjendën Olivier Giroud, i cili mbante deri tani rekordin e golave me fanellën e përfaqësueses.
Arritja historike e Mbappe nuk kaloi pa reagim nga Giroud. Ish-sulmuesi francez e përgëzoi menjëherë pasardhësin e tij, duke vlerësuar suksesin dhe ndikimin që ai po ka me kombëtaren.
Me këtë rekord të ri, Mbappe konfirmon edhe një herë statusin e tij si një nga futbollistët më të mëdhenj të brezit aktual, ndërsa synon të udhëheqë Francën drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës.

