Shqipëri-Ukrainë, marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave

Shqipëri-Ukrainë, marrëveshje për transportin

Shqipëria dhe Ukraina kanë nënshkruar sot një marrëveshje për transportin ndërkombëtar rrugor të udhëtarëve dhe mallrave.

Marrëveshja dypalëshe u nënshkrua nga ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi dhe zëvendësministri i Komuniteteve, Territoreve dhe Zhvillimit të Infrastrukturës së Ukrainës, Serhiy Derkach.

Ministri Karakaçi bëri me dije se kjo marrëveshje pritet të përshpejtojë aktivitetin e transportit dhe tranzitit të mallrave e pasagjerëve.

Ai nënvizoi se harmonizimi me zhvillimet e fundit në kuadrin e marrëveshjes së transportit rrugor mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës do të kontribuojë më tej në përmirësimin e logjistikës dhe lidhjeve tregtare ndërkombëtare.

EMISIONET