Marchand thyen rekordin e Phelps, notari francez siguron medaljen e katërt të artë

Marchand thyen rekordin e Phelps, notari francez siguron medaljen e katërt

Notari francez Leon Marchand vazhdon të dhurojë paraqitje të mahnitshme në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Të premten në mbrëmje, Marchand fitoi të artën e katërt olimpike në Paris dhe në të katër rastet, ka vendosur rekord olimpik.

22-vjeçari ishte më i shpejti në 200 metra në disiplinën e stileve të kombinuara. E përfundoi garën në kohën 1:54.06 duke thyer rekordin olimpik të legjendarit Michael Phelps në “Beijing 2008”.

Duncan Scott i Britanisë së Madhe fitoi medaljen e argjendtë (1:55.31), ndërsa kampioni në fuqi Wang Shun (1:56.10) i Kinës fitoi të bronztën.

Marchand ka fituar në Paris medalje të artë dhe në 400 metra në stile të kombinuara, 200 metra delfin dhe 200 metra bretkosë.

Ai i bashkohet Michael Phelps dhe Mark Spitzit si të vetmit meshkuj që kanë fituar më shumë se tre medalje të arta në një edicion të Lojërave Olimpike.

EMISIONET