Lara Colturi e papërmbajtshme, Eurosport “çmendet” për paraqitjen e skiatores kuqezi (VIDEO)

Lara Colturi e papërmbajtshme, Eurosport “çmendet”

Fantastike Lara Colturi edhe në garat e të rriturve. Pasi fitoi të artën në Kupën e Botës U-18, skiatorja që mbron ngjyrat e flamurit kuqezi, dhuron një paraqitje shumë pozitive edhe në një kategori që nuk i përket ende plotësisht.

Pas dy zbritjeve në sllallomin gjigand të Kupës së Botës që po zhvillohet në Kronplatz të Italisë, ajo është renditur në vendin e 17 të klasifikimit të përgjithshëm. Rezultat shumë pozitiv duke llogaritur moshën dhe eksperiencën e skiatores kuqezi.

Me këtë rezultat, ajo ngjitet në vendin e 29 të klasifikimit botëror të sllallomit gjigand. Shikoni dy paraqitjet e saj ditën e sotme të shoqëruar me komentin emocionues të komentatorëve të Eurosport, të cilët vënë në dukje klasin dhe cilësinë e Colturi-t.

 

EMISIONET