Lajm i keq për Kombëtaren, Kumbulla del nga fusha i dëmtuar ndaj Barcelonës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Nëntor 2024, 19:10
Marash Kumbulla ka sërish probleme. Mbrojtësi i kombëtares ka pësuar një dëmtim moskulor, çka ka detyruar lojtarin të dalë nga fusha në pjesën e parë në ndeshjen e Espanyol ndaj Barcelonës.
Situata e 24-vjeçarit mbetet për t’u vlerësuar në ditët në vijim. Kumbulla ka luajtur 10 ndeshje në këtë sezon me Espanyol, ku ka realizuar edhe një gol.
Ky është një lajm i keq për kombëtaren, në prag të ndeshjeve të rëndësishme të nëntorit në Nations League.