Polemika dhe tension, Kridens Meta kontestohet nga Tirana, Bylis i rrëmben barazimin dhe…titullin

Polemika dhe tension, Kridens Meta kontestohet nga Tirana, Bylis i rrëmben

Kategoria Superiore jep vendimet e para zyrtare por bën edhe më të tensionuar dhe të polemizuar garën për titullin kampion pasi Tirana barazoi 2-2 ndaj Bylisit dhe 90 minuta nga fundi i sezonit e shikon veten pas Partizanit.

Të kuqtë ngjiten në krye falë fitores 4-1 me Kastriotin dhe përfitojnë nga ndalesa e bardhebluve në Rrogozhinë ku një vendim i dyshimtë i kryesorit Meta, i cili për më tëpër nuk pranoi të shikonte pamjet në VAR, i akordoi 11-metërsh Bylisit në momentin që ndeshja ishte fiksuar në shifrat 2-1 për Tiranën. Në të 80-tën Adili barazoi duke e ndalur Tiranën që protestoi gjatë por nuk arriti të merrte asnjë shpjegim për kontaktin e kontestuar mes Behiratce dhe Kaçorrit.

Partizani nga ana e tij bëri detyrën duke kaluar 4-1 Kastriotin edhe pse e pa veten në disavantazh të një goli që në fillim të sfidës. Tre pikë jetike që e ngjisin ne krye skuadrën e Giovani Colellas që në javën e fundit pret Teutën dhe tashmë e ka fatin në këmbët e veta ndërsa Tirana luan kundër Erzenit.

Ndeshje dramatike në Shkodër ku Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Laçin ku shënoi fillimisht me Balajn por më pas pësoi golin e Guindo dhe i hapi rrugën Teutës për t’u ngjitur në vendin e katërt të klasifikimit pas durrsakët triumfuan 1-0 ndaj Egnatias pa asnjë objektiv.

Në sfidën tjetër, atë mes Kukësit dhe Erzenit nuk u shënua asnjë gol dhe në këtë mënyrë shijakasit mbeten në zonën play out dhe Kukësi është 2 pikë larg duke sigurua momentalisht mbijetesën edhe pse gjithçka për verilindorët do të vendoset në javën e fundit kundër Egnatias.    

 

 

EMISIONET