Kuqezinjtë të plotë në ditën e dytë të stërvitjes, Asllani kalon dëmtimin, i bashkohet stërvitjes
Radhët e ekipit të Kombëtares janë plotësuar këtë të martë. Silvinjos iu bashkua në stërvitje Berisha, Laçi, Mitaj, Daku e Kastrati.
Në fushën e blertë iu nënshtruan testeve jo vetëm teknike por edhe fizike. Edhe Kristjan Asllani e ka kaluar dëmtimin duke iu bashkuar grupit.
Lojtarët e Kombëtares së futbollit vijojnë të grumbullohen në ''Air Albania''.
Ndryshe nga e hëna, radhët e ekipit u shtuan me Laçin, Mitajn, Dakun e Kastratin që do të jenë në dispozicion të ekipit.
Etrit Berisha pas superndeshjes ndaj Napolit zbriti në fushë duke iu bashkuar grupit kundër Moldavisë.
Ndërsa Kristjan Asllani ndryshe nga dje që bëri stërvitje të diferencuar. Këtë të martë iu bashkua grupit.
Silvinjo në këtë ditë të dytë të stërvitjes duart i ka shtrënguar edhe me ekipin e U21, duke i dhënë zemër për ndeshjen ndaj Rumanisë.
Në këtë stërvitje të radhës në prag të nisjes drejt Moldavisë, kuqezinjtë nuk iu nënshtruan vetëm teknikës, por dhe forcës fizike.
Nën drejtimin e trajnerit dhe stafit teknik iu nënshtruan testeve.
Shqipërisë do ti duhet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin në Euro 2024. Ndërsa Silvinjo ka kërkuar prej lojtarëve 6 pikë në të dy ndeshjet për të ruajtur vendin e parë në grup.

