Krasniqi: Jam ende e re, pretendoj të marr pjesë edhe në tri Olimpiada

Krasniqi: Jam ende e re, pretendoj të marr pjesë edhe në tri

Xhudistja nga Kosova Distria Krasniqi, në një intervistë të drejtpërdrejtë në Radio Televizionin e Kosovës është shprehur shumë e lumtur për suksesin e arritur.

Krasniqi tha se medaljen ia dedikon vendit, familjes dhe të gjithë atyre që e kanë mbështetur.

Ajo tha se është ende e re dhe se pretendon të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada.

“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë”.

“Është fillimi, jam ende e re, pretendoj të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punojë”.

Xhudistja jonë mundi në finale japonezen, Funa Tonaki. Është kjo medalja e dytë olimpike, pas të artës së Majlinda Kelmendit në Rio 2016.

EMISIONET