VIDEO/ Korabi i "bën gropën" Flamurtarit, dibranët në finalen play-out mes polemikash
Golat e Albers Kekos në minutën e 46 dhe 111 rezultojnë vendimtare në takimin final të fazës play-off në Kategorinë e Parë mes Korabit dhe Flamuraritqë u mbyll në shifrat 2-1.
Kondi barazoi rezulttin për kuqezinjtë 8 minuta nga fundi i kohës së rregullt duke vendosur barazpeshën e përkohshme por në fund ndodhi gjithçka. Goditje këndi për dibranët në minutën e 11 shtesë dhe goli që ngjalli zemërimin e vlonjatëve të acaruar me arbitrin Xhaja pasi pretenduan se goditja e këndit nuk duhej të akordohej.
Dibranët mundin kështu vlonjatët në ndeshjen e luftuar të Elbasanit për të siguruar kështu një biletë për ndeshjen teke kundër Erzenit, Kukësit ose Bylisit për ngjitjen ose jo në Superiore.
Përballje me shumë tension por edhe me raste të shumta nga të dyja krahët por në fund të 115 minutave Korabi feston dhe kuqezinjtë e Diego Longos dështojnë.
Humbje që dhemb në kampin vlonjat ku kanë shpenzuar shumë gjatë vitit të fundit por mbeten sërish në Kategorinë e Parë.