Kombëtarja shqiptare, më e mira në Kampionatin Ballkanik të Taekwondo-së

Ekipi Kombëtar Shqiptar i Taekwondo-së u shpall ekipi më i mirë senior në Kampionatin Ballkanik 2026.
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja përcolli imazhet e ekipit tonë, me medaljet dhe flamurin kombëtar dhe e cilësoi këtë arritje si një rezultat historik.
Ekipi ynë kombëtar i taekwondo-së e ngriti lart flamurin kuqezi në Zenjan të Serbisë. Kombëtarja Shqiptare kthehet me 18 medalje, nga të cilat tre tituj janë kampionë ballkanikë. Kampionët janë Ernest Merdanaj, për të 6-n herë radhazi, së bashku me Ibrahim Hidrin e Prena Markun.
Ky ishte një përfaqësim shumë dinjitoz që shënon një moment historik të sportit të Taekowndo-së për Shqipërinë dhe për Fedetatën Shqiptare të Taekwondo.

