Klasikja për bamirësi, të ardhurat e Vllaznia-Tirana për të prekurit e tërmetit në Turqi

Të dielën në orën 16:00 në stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër do të luhet klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia-Tirana, ku të dy ekipet do të futen në fushë për tre pikët.

Klasikja për bamirësi, të ardhurat e Vllaznia-Tirana për

Të ardhurat nga biletat, do të shkojnë për të prekurit e tërmetit në Turqi.

Klasikja e futbollist shqiptar do të luhet të dielën në orën 16:00 në stadiumin "Loro Boriçi".

Ekipi shkodran si mikpritës i ndeshjes që gjithmonë mbush stadiumin ka vendosur që të ardhurat të shkojnë për familjet e prekura nga tërmeti në Turqi.

Trajneri, Mirel Josa, që ka drejtuar të dy ekipet ndër vite thotë se Vllaznia-Tirana është një përballje që gjithmonë ofron emocione.

"Janë të dyja skuadra me shumë vlera, janë të dyja skuadra me sportdashës shumë të zjarrtë. Nuk do ta shohim shumë te spektakli sesa do ta shohim sesi të dy skuadrat do të mundohen me marrë rezultat."

Synimi gjithmonë janë tre pikët.

"Çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Tirana është 6 pikë para nesh. Mos të harrojmë që jemi po me të njëjtat pikë me Partizanin dhe skuadrat e tjera i kemi shumë afër. Kështu që duhet ta shohim këtë ndeshje si përparësi për të siguruar një vend në Europë".

Ndeshja Vllaznia-Tirana është e vlefshme për javën e 21-të të Superiores.

termeti ne turqi tirana-partizani

EMISIONET