Vasili denoncon “skandalin”: Rama ka marrë peng Parlamentin, po i mbyll gojën opozitës
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, denoncon atë që ai e cilëson si skandalin e radhës të mazhorancës në Kuvendin e Shqipërisë.
Teksa publikon agjendën e punimeve parlamentare të parashikuara në seancën plenare të parashikuara për t’u mbajtur pasditën e së hënës, thekson se deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga 1 minutë e gjysëm e deri 3 minuta për të folur.
“Skandali! Deputetëve të opozitës u vendosin vetëm nga 1 minutë e gjysëm e deri 3 minuta për të folur.
Për të gjithë deputetët e Partisë së Lirisë janë vetëm pesë minuta.
Për Sali Berishën janë vetëm tre minuta.
Për Belind Këlliçin vetëm tre minuta.
Shikoni dokumentin e rendit të ditës për të hënën tek seanca plenare dhe do të kuptoni turpin e parlamentit të marrë peng nga banditizmi rilindas.
Lapangjozët rilindas mashtrojnë me orë të tëra në parlament, ndërsa opozitës bëjnë gjithçka ta pengojnë të thotë të vërtetat, që ju përvëlojnë.
Të çlirohet Parlamenti i rrëmbyer nga Rama!
Parlamenti duhet të çlirohet me çdo kusht.
Ndaj të hënën në ora 17:00 protesta do të jetë tek Parlamenti!", shprehet Petrit Vasili.