Kombëtarja ul ritmin stërvitor, mungojnë vetëm 4 lojtarë
Në ditën e katërt të grumbullimit, Kombëtarja Shqiptare e uli intensitetin me një seancë në orët e pasdites.
Me grupin janë bashkuar disa lojtarë mes të cilëve edhe Aliji që zëvendëson Balliun ndërsa Hysaj, Seferi, Asani dhe Asllani nuk janë vendosur ende nën urdhrat e trajnerit Sylvinho.
Fillimisht skuadra është stërvitur në palestrën e Shtëpisë së Futbollit dhe më pas ka punuar në detaje me situata të ndryshme interpretimi të goditjeve standarte.
Ndeshja e parë eleminatore e Euro 2024 do të luhet në Tiranë kundër Moldavisë në 17 qershor dhe më pas tranaferta në Ishujt Faroe në 20 qershor.