Një kampion bote në Liverpool. Klubi i kuq zyrtarizon blerjen e parë dhe i jep numrin 10
Liverpool nuk humbet kohë. Pak ditë nga mbyllja e sezonit, klubi i kuq njofton transferimin e emrit të parë.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Argjentinës dhe Brighton, Alexis Mac Allister. Pasi kaloi testet mjekësore, kampioni i botës pozoi me fanellën e klubit të ri ku ka nënshkruar një kontratë që do ta mbajë të lidhur deri në vitin 2028 ndërsa për ta bërë të ndihet sa më të rëndësishëm, Jurgen Klopp i ka dhënë fanellën me nr 10.
Në këtë mënyrë, McAllister pason emra me peshë si John Barnes e Sadio Mane. Për të bindur Brighton, Liverpool pagoi rreth 40 milionë euro.
From Argentina to Anfield ????????????#VamosAlexis pic.twitter.com/d8sgzEGRzK
— Liverpool FC (@LFC) June 8, 2023