Karim Benzema rinovon zyrtarisht me Real Madrid deri në 2023 me klauzolë 1 miliardë Euro!

Karim Benzema rinovon zyrtarisht me Real Madrid deri në 2023 me

Blerje të rëndësishme nuk ka, shitje po por duket se këtë sezon përforcimet për Real Madridin do të jenë rinovimet.

Pas Modric, Carvajal dhe Courtois, i radhës është ai i Karim Benzema.

Pritej prej kohësh vetëm zyrtarizimi sepse marrëveshja mes sulmuesit dhe Florentino Perez ishte arritur prej kohësh dhe tani sulmuesi e ka të qartë se ndoshta pas aventurës me madrilenët edhe dy sezone të tjera mund të tërhiqet ose të largohet nga futbolli europian.

Gjithsesi, Benzema është lojtari më i rëndësishëm te Real Madridi sot, pasi prej tij varen golat dhe fitoret dhe vlerësimi për 33-vjecarin nuk ka munguar duke rinovuar edhe për dy sezone.

Për t'u theksuar është se klauzola e lirimit të sulmuesit francez në kontratë e re është 1 miliardë Euro, nuk është shaka por gjithsesi është zyrtare e më shumë për tê treguar se askush nuk ka mundësi ta bleje nga Real Madridi.

EMISIONET