Karim Benzema mbret në Jeddah, kështu nuk pritën as Cristiano Ronaldon (VIDEO)

Karim Benzema mbret në Jeddah, kështu nuk pritën as Cristiano
Sulmuesi francez i Al Ittihad, Karim Benzema i cili do të përfitojë rreth 165 milionë euro në 3 vitet e ardhshme, është prezantuar përpara një stadiumi të tejmbushur në qytetin Jeddah në "King Abdullah Sports City Stadium".

62 mijë të pranishëm për të pritur bomberin që u largua pas 14 viteve nga Real Madrid, ndërsa Benzema prezantoi përpara tifozëve të tij të rinj trofeun e Topit të Artë. Pamje fantastike nga dita e parë e Benzema në Arabinë Saudite.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by 433 (@433)

Në shifra pjesëmarrësish, ky prezantim është edhe më i bujshëm se ai i Cristiano Ronaldos disa muaj më parë te Al Nassr.

EMISIONET