Kampionati botëror i boksit për të rinjtë, 16-vjeçari shqiptar shpallet nënkampion bote

Kampionati botëror i boksit për të rinjtë, 16-vjeçari

Boksieri i kombëtares shqiptare, Adam Maca është shpallur nënkampion bote për peshën deri në 57 kilogramë, në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Yerevan të Armenisë për të rinjtë.

16-vjeçari me origjinë nga Mirdita, por i lindur në Angli është mposhtur nga rusi Platon Kozlov.

Në finale, rusi ishte më i saktë me disa goditje, teksa pala shqiptare kundërshtoi disa nga vendimet e arbitrave.

Ky është një rezultat i jashtëzakonshëm për të rinjtë në boks, me sportistin shqiptar që është në rrugën e duhur.

Një kontribut për këtë sukses ka edhe trajneri Klaudio Çekini.

Në ecurinë e ndeshjeve, Adam Maca kaloi me fat në turin e dytë, aty ku mposhti uzbekistanasin Ibromihov Pahlovonjon dhe më pas fitoi ndaj Tsimur Siankevich.

Në gjysmëfinale boksieri kuqezi kaloi kolegun nga afganistani Amanollah Sahak me rezultatin e pastër 5-0, për t'u mundur në finale nga rusi Platon Kozlov.

EMISIONET