Jack Graelish e parkon gabim makinën 250 mijëshe, bëhet çështje në Angli
Ylli i Manchester City, Jack Graelish ka pushtuar faqet e para të mediave në Britaninë e Madhe për një gjest që në Shqipëri është normalitet.
Sulmuesi ka parkuar në vendin e gabuar makinën Lamborghini me vlerë 250 mijë euro dhe e ka lënë atje për katër orë pasi ka darkuar në një restorant aty pranë me të fejuarën Sasha Attwood.
Ngjarja ka ndodhur në periferi të Manchester-it ku makina bllokoi trotuarin dhe për rreth 4 orë u bë shqetësim për gjithë banorët e zonës ndërsa njerëzit me aftësi të kufizuara nuk mund të kalonin për shkak të vendit që kishte zënë mjeti i shtrenjtë.
Gjithsesi policia u tregua zemërgjerë dhe nuk e bllokoi mjetin duke u mjaftuar vetëm me një gjobë të majme që në këtë rast nuk e ka dëmtuar aspak sulmuesin e cili përfiton 230 mijë pound në javë me fanellën e Manchester City.