Ish-zv.trajneri i Shqipërisë e përjashtoi dhe Balotelli nuk gjen paqe, e sulmon edhe klubi i tij në Zvicër

Sion është penduar që vendosi të trabnsferonte nga Turqia sulmuesin problematik, Mario Balotelli.
Pas rrëzimit të Kategorinë B, atmosfera në klub duket se është e tendosur dhe skuadra e drejtuar nga ish zv-trajneri i Kombëtares Shqiptare, Paolo Tramezzani tashmë është në telashe të vërteta.
Tekniku italian nuk e thirri sulmuesin në dy ndeshjet vendimtare lojtarin shtatlartë ndërsa drejtori sportiv i Sion, Barth Constantin e sulmon hapur Balotellin duke theksuar se ka gabuar totalisht në lidhje me sulmuesin por edhe pse të gjithë shpresonin që të rikthente entuziazmin e të shënonte më shumë se 20 gola në sezon, ai realizoi vetëm 5 dhe e shtyu skuadrën drejt ligës inferiore.

