Inter Miami, ja kur mund të debutojë Lionel Messi
Nëse do të nënshkruajë kontratën 4-vjeçare që tashmë mund të konsiderohet formalitet, fituesi i 7 Topave të Artë, Lionel Messi do të provojë një futboll të panjohur në një tokë të pashkelur në aspektin sportiv.
Aventura e tij mbyllet zyrtarisht në 30 qershor me PSG por ai mund të luajë zyrtarisht 22 ditë më pas, saktësisht në 21 korrik për sfidën e 2023 Leagues Cup, një turne mes klubeve meksikane dhe atyre amerikane.
Miami do ta luajë ndeshjen e parë ndaj Cruz Azul në stadiumin e shtëpisë dhe 4 ditë më pas mund të udhëtojë në Atlanta për ndeshjen e dytë të grupit. Nëse e kalon këtë fazë, atëherë Inter Miami mund të peshkojë një prej Orlando City, Santos Laguna, Houston Dynamo në fazën me eleminim direkt.