Nuk ka më dyshime, Lionel Messi te Inter, mbetet vetëm firma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Qershor 2023, 16:40
Lionel Messi e ka marrë vemdimin final. Argjentinasi do ta vazhdojë karrierën te klubi i David Beckham, Inter Miami.
Sulmuesi kampion bote ka refuzuar 400 milionë euro në sezon nga Arabia Saudite duke zgjedhur diellin dhe detin e Floridas.
Beckham i ka premtuar një pagë të majme dhe pjesë nga aksionet e klubit ndërsa "pleshti" mori kohë për t'i dhënë një shans Barcelonës por tashmë është vonë. Ai vendosi ta kalojë pjesën e mbetur të karrierës në MLS.