IGLI TARE I “MBYLL DERËN” CHELSEAT/ “Kuqezinjtë” refuzojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin Axel Disasi
Igli Tare i ka mbyllur derën Çelsit, duke refuzuar nënshkrimin me qendërmbrojtësin e bluve të Londrës, Axel Disasi. Mediet italiane zbuluan se klubi anglez ia ofroi 27-vjeçarin kuqezinjve, por ishte Tare ai që bllokoi gjithçka.

Drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare i ka mbyllur derën Chelseat, duke bllokuar një transferim të mundshëm të qendërmbrojtësit francez Axel Disasi në San Siro.
Mediat italiane bën të ditur se ‘Blutë e Londrës’ ia ofruan ‘kuqezinjve’ qendërmbrojtësin 27-vjeçar, por drejtuesit e Milanit, me në krye Taren vendosën të mos ecin përpara me këtë nënshkrim.
Disa si aktualisht ndodhet jashtë planeve të trajnerit Enzo Maresca dhe nuk bën pjesë në ekipin e parë të Chelseat. Vendimi i stafit teknik e ka vënë klubin anglez në kërkim të një zgjidhjeje për lojtarin gjatë merkatos së janarit, me synimin për ta larguar atë sa më shpejt nga ‘Stamford Bridge’.
Në këtë kuadër, Chelsea ka trokitur në dyert e Milanit, duke propozuar një formulë huazimi deri në fund të sezonit, me të drejtë blerjeje. Një ofertë që në letër dukej e leverdishme, por që nuk ka bindur drejtuesit ‘kuqezinj’.

Sipas mediave italiane, Igli Tare ka qenë i prerë në vendimin e tij, duke e konsideruar Disasin jashtë profilit të mbrojtësit që Milani kërkon për të përforcuar repartin e prapavijës.
Klubi kuqezi ka objektiva të tjerë për qendrën e mbrojtjes dhe nuk dëshiron të investojë kohë apo burime në një transferim që nuk përputhet me strategjinë afatgjatë.
Vendimi për refuzimin e Disasit lidhet edhe me faktin se Milani po kërkon një mbrojtës me karakteristika të ndryshme, më të përshtatshme për stilin e lojës dhe filozofinë e trajnerit Allegri.
Për këtë arsye, drejtuesit kanë zgjedhur të mos pranojnë oferta “rastësore”, edhe nëse vijnë nga klube të mëdha si Chelsea.
Për kuqezinjtë, prioritet mbetet cilësia dhe përshtatshmëria, jo thjesht emri apo urgjenca e merkatos.
Në këtë mënyrë, Igli Tare konfirmon edhe një herë linjën e tij të qartë në menaxhimin e merkatos, duke refuzuar ofertat që nuk përputhen me objektivat e Milanit për të tashmen dhe të ardhmen.


