"OPERACIONI FSHESA"/ Tirana largon 9 futbollistë në kuadër të riorganizimit të klubit

Tirana ka zyrtarizuar largimin e nëntë futbollistëve nga organika e saj.
Klubi bëri me dije se Dembele, Junior, Valerianos, Soler, Gjumsi, Tola, Kozi, Patsatsia dhe Fernandez nuk janë më pjesë e skuadrës.
Sipas njoftimit zyrtar, largimet janë realizuar me marrëveshje të përbashkët mes palëve dhe synojnë përgatitjen e plotë të skuadrës për sfidat e ardhshme.
“Me skuadrën tashmë të riorganizuar, fokusi ynë mbetet tek performanca, uniteti dhe rezultatet”, thekson KF Tirana.
Vendimi vjen pas pozicionit të fundit në renditje dhe rrezikut të rënies nga kategoria, që kanë detyruar drejtuesit të marrin masa drastike.
Gjatë këtij sezoni, Tirana ka ndërruar tre trajnerë, ndërsa në merkaton e dimrit priten afrime të shumta në të gjitha repartet, nën drejtimin e drejtorit sportiv Omer Bunjaku.


