Hysaj perfekt në Napoli, Lazio bën goditjen e madhe në “Maradona” (VIDEO)

Hysaj perfekt në Napoli, Lazio bën goditjen e madhe në

Lazio i shkakton një traumë jo shumë problematike Napolit me fitoren surprizë në “Maradona” ku arrin të dalë me 3 pikë pas 8 viteve.

Skuadra e ish-it Maurizio Sarri theu kryesuesit e Serie A me një supergol të Vecino-s në pjesën e dytë duke mbrojtur fitoren deri në fund të ndeshjes. Kjo është disfata e dytë sezonale për Napolin që i jep fund serisë prej 7 fitoresh rresht dhe i jep gjithashtu mundësinë Interit dhe Milanit për t’u afruar në 15 pikë nga kryesuesit.

Goditje e madhe për zonën Champions në kampin e skuadrës së Lazios ku Hysaj luajti për 90 minuta me shumë personalitet duke rezultuar një nga më të mirët në fushë për skuadrën bardhekaltër. 65 pikë për Napolin në krye të klasifikimit, ndërsa për momentin Lazio ngjitet në vendin e dytë me 48 pikë.

EMISIONET