Drama e Ambrosini-t, djali me sëmundjen e rëndë të pashërueshme

Ish-mesfushori i Milanit dhe Italisë, Massimo Ambrosini flet publikisht për herë të parë në lidhje me dramën familjare që e tronditi atë dhe bashkëshorten 6 muaj më parë.
Në një rrëfim në rrjetet sociale ai zbulon se si u trondit jeta e tij kur zbuloi se djali i vogël vuan nga diabeti i kategorisë 1 dhe duhet të bëjë insulinë disa herë në ditë për të mbajtur nën kontroll gliceminë.
"Është një sëmunde autoimune, degjenerative dhe e pashërueshme por me vështirësi mund të mbahet nën kontroll.
Nuk ka kura për t'u shëruar por në Itali po punohet shumë në këtë drejtim. Unë, bashkeshortja ime dhe 200 mijë italianët që vuajnë nga kjo sëmundje, kemi nevojë për një kurë përfundimtare", thekson ish-mesfushori.

