Kategoria Superiore, Vllaznia ngjitet në vendin e dytë, Teuta fitore jetike
Vllaznia fiton në një ndeshje ku nuk pati fare histori. Kukësi dorëzohet në momentin më të mirë të sezonit ndërsa Vllaznia triumfon në një situatë delikate. 2-0 fitojnë djemtë e Mirel Josës me gola të Herald Markut dhe Fjoart Jonuzit që në pjesën e parë, duke vendosur në kasafortë një sukses shumë të merituar por edhe të rëndësishëm pasi shkodranët janë skuadra anti-Tirana me vendin e dytë të fituar në dëm të Partizanit.
Gjatë 45 minutave të dyta, shkodranët kontrolluan ndeshjen dhe ruajtën me fanatizëm portën e tyre duke mbyllur me sukses ndeshjen e komplikuar dhe tashmë shkojnë si ndjekës në derbin e Shqipërisë javën tjetër kundër Tiranës.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Teuta triumfoi 1-0 me Bylisin ku shënoi ish-i Jurgen Goxha, blerja e muajit janar.
Tre pikë jetike në betejën e mbijetesës për durrsakët që fitojnë ndaj një kundërshtari direkt dhe ngjiten në vendin e 7 me 24 pikë duke lënë pas Bylisin me 23 dhe Kukësin me 22.
Vendin e katërt e rrëmben Erzeni pas barazimit 2-2 ndaj Kasrtriotit që mbetet në fundin e klasifikimit me 20 pikë në po kaq javë kampionat.