Humbje pa dhimbje për Barcelonën, Xavi bie në fushën e Rayo Vallecano (VIDEO)
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Prill 2023, 06:56
Disfata e Real Madridit një ditë më parë vendosi në gjumë Barcelonën që nuk arriti të dilte me pikë nga transferta kryeqytetase e Vallecano-s ku u mund 2-1.
Bardhekuqtë tashmë me pikët e mbjetesës në xhep përfituan nga mungesa e motivimit të Barcelonës që ka një distancë të madhe sigurie prej 11 pikësh me “Los Blancos”.
Garcia dy herë dhe më pas Lewandowski ishin autorët e golave të sfidës që mbylli javën e 31 të La Ligas ku Barcelona kryeson me 76 pikë ndërsa skuadra e Carlo Ancelottit ndjek me 65.