Humbet ndaj Ukrainës, Shqipëria eliminohet në raundin e 1/16-ave nga Botërori i minifutbollit

Humbet ndaj Ukrainës, Shqipëria eliminohet në raundin e 1/16-ave

Kombëtarja shqiptare e minifutbollit eliminohet nga Kupa e Botës, që po zhvillohet në Essen të Gjermanisë, në raundin e 1/16-ave, arritje historike kjo, pasi është hera e parë që një përfaqësuese shqiptare arrin në këtë fazë të një Botërori.

“Kuqezinjtë” e drejtuar nga trajneri Irtan Sejko u eliminuan nga Botërori i minifutbollit pas humbjes 3-1 ndaj Ukrainës. 

Ukraina mori avantazhin në minutën e 7’ me Andrey, ndërsa në minutën e 12’ S.Denys dyfishoi avantazhin e ekipit të tij.

Shqipëria tentoi në disa raste që të reagonte ku ra në sy këmbëngulja e Xhuljan Recit dhe falë këtij presioni ia doli të ngushtonte rezultatin në minutën e 32’ me Kacën.

Megjithatë në minutën e fundit pas pretendimeve për penallti nga ekipi ynë ukrainasit ndërmorën një kundër aksion të shpejtë duke realizuar me K.Denys golin e tretë i cili vulosi dhe rezultatin e kësaj sfide. Pavarësisht kësaj humbje dhe eleminimit në raundin e 1/16-ave ecuria e ekipit tonë në Botërorin e Gjermanisë ishte pozitive dhe historike.

Humbet ndaj Ukrainës, Shqipëria eliminohet në raundin e 1/16-ave

Supersport

EMISIONET