Historia si në filma e Bajramit/ FIFA nuk e lejoj të luaj me Shqipërinë, Nedimi nuk hoqi dorë deri në fund. Refuzoi dhe Zvicrën
Nedim Bajrami është një ndër yjet e kësaj Shqipërie, ku në këto eliminatore ka shënuar 3 gola në 5 takime, ku ai më me peshi ishte padyshim predha e shënuar në Pragë kundër Çekisë.
Por a e dini historinë dhe pritjen e tij të gjatë vetëm e vetëm për të veshur fanellën kuq e zi?
Historia e Nedim Bajramit
Nedim Bajrami i lindur në Zvicër me babait nga Tetova dhe nënën nga Gostivari, kombëtarja zviceriane i dërgoj ftesë për t'u bashkuar, por ai refuzoj duke u shprehur se dëshironte vetëm Shqipërinë.
Vendimi i tij i zemëroj tifozët dhe kombëtaren Zviceriane, ndërkoh FIFA e refuzoj kërkesën e Shqipërisë që Bajrami të mund të na bashkohej.
Por, as Nedim Bajrami, as kombëtarja Shqiptare nuk u dorëzuan, FSHF e dërgoj çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (KAS), pas shum përpjekjeve në 2021 u lejua bashkimi i Bajramit me kombëtaren Shqiptare.
Trajneri i Zvicres Lustrrinelli do të shprehej në atë kohë: “U përpoqem shumë ta bindnim Bajramin, por ai ishte i qartë, zemra e tij rrihte për Shqipërinë”.